Aktualitet

Reagon gazetari i ‘Bild’ që cilësoi Ramën gangster

               Publikuar në : 21:17 - 15/05/19 Liberale

Gazetari i gazetës “Bild”, Peter Tiede të mërkurën ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me shkrimin e tij ku kritikonte qeverinë shqiptare.

Tiede shkruan se ishte në Shqipëri dhe shkruajti diçka që nuk duket mirë për një vend të bukur.

“Unë njëherë – diçka e shkruajta për Shqipërinë – isha atje. Nuk duket mirë për një vend të bukur”, komenton ai lidhur me artikullin e tij.

Në artikull, ai konsideronte kryeministrin Edi Rama ‘një gangster’ dhe Shqipërinë ‘një shtet të mafias’. BILD përmendte faktin se dy ministra të Ramës, Xhafaj dhe Tahiri, janë të përfshirë në trafikun e drogës dhe janë detyruar të largohen.

Artikulli i gazetës më të madhe në Gjermani, ngjalli mjaft reagime. Deputetja e PS-së, Elona Gjebrea e quajti dezinformues ndërkohë që u zotua se do ‘zyra e shpifjes’ do të merret me gazetën.

E ashpër ishte edhe deputetja tjetër e mazhorancës, Blerina Gjylameti, që u shpreh se reportazhi “është paguar me paratë e pista të opozitës”./ Gazeta Liberale

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *