Aktualitet

Reagojnë pedagogët që u shkarkuan nga Koni: Akti i pavlefshëm

Shkruar nga Liberale
Reagojnë pedagogët që u shkarkuan nga Koni: Akti i

Kryetarja e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, Majlinda Keta dhe 4 pedagogë të tjerë anëtarë të këtij komisioni u shkarkuan sot nga rektori i UT, Mynyr Koni.

Ata kanë reaguar pas vendimit të rektorit, teksa shprehen se akti është i pavlefshëm. Sipas tyre zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës nuk është kompetence ekskluzive e tij.

“Rektori nuk mund të shkarkoje një institucion, anëtarët e të cilit nuk varen prej tij. Rektori ka detyrimin ligjor për të zhvilluar zgjedhjet në UT. Sipas ligjit për arsimin e lartë zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës nuk është kompetence ekskluzive e tij. Veprimi i Konit përben shpërdorim detyre. Ka kryer veper penale që prekin zgjedhjet e lira. Duke kanosur me ndërprerje të marredhenieve të punes si anëtar i komisionit të autorizuar nga ligji për zgjedhjet në UT”, thuhet në reagim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH