1

Reagime të shumta pasi Messi fitoi Topin e Artë

               Publikuar në : 16:28 - 30/11/21 ro ot

Lionel Messi shtoi edhe një Top të Artë në koleksionin e tij duke i çuar në 7. Ai ishte në garë me Robert Lewandowski që u nda për 33 pikë.

Messi deklaroi pas dorëzimit të trofeut individual më të rëndësishëm për një futbollist në botë, se këtë vlerësim e meritonte edhe Lewandowski. Argjentinasi tha se ndikoi triumfi në Kupën e Amerikës.

Të shumtë ishin të mendimit që e meritonte sulmuesi polak i Bayern Munchen për atë që tregoi në fushë vitin e kaluar dhe këtë vit.

Gazeta e njohur gjermane “Bild” e komenton si skandaloze këtë zgjedhje. Robert Lewandowski i cili u shpall sulmuesi më i mirë i vitit e uroi Lionel Messi. Cristiano Ronaldo përfundoi i gjashti, por nuk ishte i pranishëm në sallë.

Ai mohoi në një mesazh në Instagram faktin se ambicia e tij është që të përfundojë karrierën me më shumë Topa të Artë se Lionel Messi, duke përgënjeshtruar një lajm të publikuar pak kohë më parë.

Ronaldo shkruan se përgëzon gjithmonë fituesin, pasi nuk është kundër asnjërit. Portugezi thotë se ambicia më e madhe është që të fitojë trofe për klubin e ku luan dhe përfaqësuesen.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back