Globi

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

Shkruar nga Liberale
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, heshtja zgjedhore në Mal

Në Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të dielën, më 2 prill.

Heshtja zgjedhore është në fuqi deri në mbylljen e qendrave të votimit, të dielën në orën 20:00.

Gjatë asaj periudhe është i ndaluar prezantimi mediatik i kandidatëve presidencialë, reklamimi politik, publikimi i vlerësimeve të rezultateve të votimit, sloganet apo simbolet e kandidatëve dhe rezultatet e sondazheve të opinionit publik.

Në garën zgjedhore janë dy kandidatë për presidentë, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë zgjedhor të 19 marsit - kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe Jakov Milatoviq, kandidati i Lëvizjes Evropa tani.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak.

Të drejtë vote në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Malit të Zi kanë 542.154 qytetarë, që është numër i njëjtë i votuesve sikurse në rundin e parë parë. Më së shumti votues ka në Podgoricë, 143,608, ndërkaq më së paku në Shavnik, 1.777 votues , që gjendet në veri të shtetit.

Fitues në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale do të jetë kandidati që do të fitojë numrin më të madh të votave nga zgjedhësit. Mandati i presidentit zgjat pesë vjet.

Rregullsia e procesit zgjedhor do të monitorohet nga misionet vëzhguese të ODIHR-it, deputetët evropian dhe Këshilli i Evropës, si dhe nga organizatat joqeveritare Qendra pë Monitorim dhe Qendra për Tranzicionin Demokratik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH