Globi

Rasti i parë, 24-vjeçari shqiptar preket nga lija e majmunit

Shkruar nga Liberale
Rasti i parë, 24-vjeçari shqiptar preket nga lija e majmunit

Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare është rasti i parë i lisë së majmunëve në rajonin e Thesalisë, Greqi.

Sipas mediave greke mësohet se i riu është paraqitur me skuqje të lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht shkoi në Spitalin e Përgjithshëm të Volos.

Më pas në Spitalin Universitar të Larisës, 24 vjeçari iu nënshtrua analizave të nevojshme, ndërsa në të njëjtën kohë u mor një mostër e lezioneve të lëkurës, e cila u dërgua në një laborator special në Selanik.

24-vjeçari shqiptar fillimisht u shtrua në dhomën e presionit negativ në Infektiv, si rast i dyshimtë, por dje nga Laboratori i Selanikut erdhi konfirmimi se vuante nga lija e majmunit.

24 vjeçar me origjinë shqiptare jetonte me familjen prej shumë vitesh në atë zonë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH