Aktualitet

Rasti “Basha”/ Bardhi: Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Ramën

               Publikuar në : 13:02 - 17/06/19 E Liberale

Në një deklaratë të shkurtër për mediat sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi tha se kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, po bën presion për të arrestuar Lulzim Bashën.

“Elisabeta Imeraj po ushtron presion të paligjshëm mbi prokurorët e çështjes, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vetë për tu paraqitur posa kjo e fundit të zbatojë ligjin. Kjo është për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja të BILD.

PD paralajmëron Imerajn se ky skenar kriminal do të dështojë.

Kamikazja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën”, – tha Bardhi.

Sipas Bardhit, kjo është një tentativë e Ramës për të hequr vëmendjen nga ‘bombat’ që do të publikojë gazeta e madhe gjermane ‘Bild’./ Gazeta Liberale

(Visited 4 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *