Aktualitet

Rastet e reja me Covid-19 në Vlorë, 2 prej tyre janë mjekë

Shkruar nga Liberale
Rastet e reja me Covid-19 në Vlorë, 2 prej tyre janë mjekë

Mes 7 rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus në qytetin e Vlorës, 2 prej tyre janë personel shëndetësor, një i spitalit rajonal të Vlorës dhe një nga qendra shëndetësore e Zvërnecit.

Burime për A2 pranë spitalit të Vlorës janë shprehur se mjekët që rezultuan pozitiv e kanë marrë virusin nga familjarët e tyre dhe jo në ambientet e spitalit.

Brenda këtyre të fundit shërbimi ndaj popullatës në të gjitha pavijonet vijon normalisht nën masat e forta të sigurisë kundër përhapjes së Covid-19. Madje se fundmi drejtoria e spitalit ka ndaluar çdo hyrje të paautorizuar në ambientet e spitalit

Ndërkohë mjekët në pavijonin e infektivit të spitalit të Vlorës nuk dalin nga ky pavijon pas përfundimit të orarit të punës por qëndrojnë në ambientet e pavijonit në dhoma të posaçme, në mënyrë qe te shmanget ne maksimum kontakti me personat jashtë këtij pavijoni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH