Aktualitet

Raste të reja në Berat/ Pas ekonomistes, pozitivë dhe dy 2 punonjës

Shkruar nga Liberale
Raste të reja në Berat/ Pas ekonomistes, pozitivë dhe dy 2

Pas konfirmimit “pozitiv” me Covid-19 të një 36-vjeçareje nga Berati, dy raste të tjera kanë rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës.

Mjekët epidemiologë kryen në mënyrë emergjente tamponët në 20 punonjësit e Drejtorisë së Sh.A. Ujësjellës-Kanalizimeve Berat, ku pacientja e infektuar me koronavirus punonte si Shefe e Financës.

Po kështu, tamponet iu morën e dhe familjarëve të saj në fshatin Pobrat në Urë-Vajgurore, ku 36-vjeçarja shkonte shpesh për të vizituar prindërit e saj. Burimet zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat komfirmojnë se nga 20 testimet e kryera në punonjësit e Ujësjellësit të Beratit vetëm dy prej tyre kanë rezultuar “pozitivë”, një person i gjinisë mashkull 56-vjeç dhe një person e gjinisë femër 44 vjeçe.

Tamponët e kryer dy prindërve të saj në fshatin Pobrat të Urës-Vajgurore dhe vajzës së vogël kanë rezultuar “negativë”. Pas hetimit të personave të kontaktit, ditën e djeshme iu janë kryer tamponët edhe 5 personave të tjerë që shoqëroheshin me 36-vjeçaren dhe që kanë rezultuar “negativë”, shkruan BW.

Ekonomistja e Ujësjellësit jeton bashkë me vajzën në një pallat në lagjen “10 Korriku” në Berat, ndërkohë pas konfirmimit të rastit, bashkia e Beratit dezinfektoi banesën e saj dhe zonën përreth.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH