Aktualitet

Raste me Covid, mbyllet pavioni i kirurgjisë në Mat

Shkruar nga Liberale
Raste me Covid, mbyllet pavioni i kirurgjisë në Mat

Covid-19 ka mbyllur repartin e kirurgjisë në spitalin rajonal të Matit. Mësohet se mjekët kirurgë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus çka ka detyruar Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të mbyllë repartin e kirurgjisë dhe të nisë testimet për personelin tjetër.

Sipas A2, pozitiv ka rezultuar edhe mjeku Otorinolaringolog, por të gjithë mjekët janë në gjendje të qëndrueshme dhe pa komplikacione.

Mjekët janë izoluar në banesat e tyre dhe po ndjekin udhëzimet e nevojshme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH