Kryesore

Raportuesja për Kosovën: Klasa politike totalisht e papërgjegjshme

               Publikuar në : 15:37 - 26/03/20 liberale

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur tragjike atë që ndodhi të mërkurën mbrëma në Kuvendin e Kosovës, ku u rrëzua Qeveria Kurti përmes një mocioni.

Ajo në një reagim në postimin e Ambasadorit Boris Ruge, zv.president i Konferencës së Munihut, ka shkruar në Twitter, se tash votat janë vjedhur sërish nga të vjetrit.

Nuk e di se çfarë të them. Një klasë politike totalisht e papërgjegjshme. Vendosin interesat partiake dhe karrierat e tyre para vendit të tyre. Njerëzit e gjorë në Kosovë kanë shpresuar për reforma, sundim të ligjit, drejtësi dhe të ardhme më të mirë. Tash votat janë vjedhur nga të vjetrit sërish. Tragjike”, ka shkruar ajo.

Menjëherë pas votimit të mocionit kishte reaguar edhe diplomati gjerman, që ka shërbyer në disa vende.

“Ata që e rrëzuan Qeverinë e Kosovës midis një pandemie, do të duhet t’iu përgjigjen pyetjeve të përgjegjësisë dhe legjitimitetit. BE-ja, Franca dhe Gjermania janë për t’u përgëzuar për përkrahjen e tyre të fortë për kryeministrin Kurti”, shkruan ai në “Twitter”. “E hidhur të shohësh se SHBA-ja po ndjek një agjendë të veçantë dhe të rrezikshme”, vazhdon ai.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back