Showbiz

Raportoi për tërmetin, rrëfimi i gazetares: Nuk e njoh më gjumin

Shkruar nga Liberale
Raportoi për tërmetin, rrëfimi i gazetares: Nuk e njoh më

E ftuar në emisionin "Rudina" në Tv Klan, gazetarja Rashela Shehu ka treguar se si e ka përjetuar raportimin nga terreni mbi situatën e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Është nga ato situatat, rastet, raportimet që na e ka shkundur të gjithë qënien, qoftë nga pikëpamja profesionale. Është raportimi im më i vështirë, por natyrisht i tillë ka qenë edhe për kolegët. Nga ato situata që mund ta quaja situatë lufte. Por nga ana tjetër, ne nuk jemi më të njejtët, na ka ndryshuar si njerëz. Jemi rikthyer edhe në vlerën e një përqafimi, buzëqeshjeje. Përjetimi ka qenë shumë i fortë, prej kaq ditësh unë nuk e njoh më gjumin. Brenda meje vijojnë dhe mbeten para syve të njëjtat plane, skena, përjetime të atyre njerëzve që u kthyen në përjetimin tonë", është shprehur Rashela. /Gazeta Liberale

https://www.youtube.com/watch?v=NW9tGflJsJE&feature=emb_err_watch_on_yt

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH