Aktualitet

Raporti për Metën/ Presidenca: Asnjë  shqetësim për çdo vendim nul

               Publikuar në : 14:09 - 28/05/21 liberale

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar në rrjetet sociale, pasi sot në komisionin hetimor të ngritur për kreun e shtetit u prezantua raporti përfundimtar i cili do t’i dorëzohet Kuvendit brenda 7 ditësh.

“Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj”, shkruan zëdhënësi i kreut të shtetit në postimin e tij në Facebook.

Sipas Blushit, “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar”.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back