Aktualitet

Raporti paraprak i OSBE: Shitblerja e votës, ende problem

               Publikuar në : 15:30 - 26/04/21 liberale

Vëzhguesit e misionit të OSBE-ODIHR prezantuan gjetjet paraprake për procesin zgjedhor në Shqipëri. Një prej vëzhguesve deklaroi se akuzat për shitje e blerje votash dominuan fushatën, çka tregon se ky fenomen është akoma problem në vendin tonë.

Po ashtu, OSBE u tërhoqi vëmendjen partive politike pse nuk u fokusuan te programet e tyre, por më shumë në sulmet ndaj njëri-tjetrit.

“E kemi marrë seriozisht ftesën tuaj dhe pavarësisht pandemisë, bëmë më të mirën për të sjellë sa më shumë vëzhgues të ishte e mundur. Ndryshimet në kodin elektoral ishin të bazuara në konsensus politik. Ky ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm. Të dielën votuesit zgjodhën për kandidatët. Votimi elektronik duhet të përdoret më gjerësisht në zgjedhjet e tjera. Disa rekomandime nuk u adresuan. KQZ operoi në mënyrë transparente dhe ka gëzuar besimin e të gjithë aktorëve. Sa i përket fushatës, të gjitha subjektet zgjedhore bënë fushatë në mënyrë të lirë, pavarësisht kufizimeve të Covid-it. Megjithatë, fushata nuk pati dinamikën e duhur, sepse mesazhet e fokusuan te liderët e partive, dhe jo te programet. Pretendimet për shit-blerjen e votës ishin në fokus të fushatës, duke treguar se kjo është akoma problem”, tha ai.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back