Aktualitet

Raporti i "World Justice Project", reagon Rama: Për mua ka vetëm një raport të besueshëm për ecurinë e vendit

Shkruar nga Liberale
Raporti i "World Justice Project", reagon Rama: Për mua ka

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit “World Justice Project” për Treguesin e Shtetit Ligjor.

Në një postim në Twitter, kryeministri Rama shkruan se, ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian.

“Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time!”, shkruan Rama.

Në raportin e “World Justice Project” thuhej, se Shqipëria renditet në vendin e 87-të, 4 vende më poshtë se Vietnami komunist. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH