Presidenca njofton se sot në orën 17:00 do të mbahet një konferencë në ambientet e këtij institucioni.
Një njoftimin e shpërndarë për mediat nuk theksohet nëse do të jetë presidenti Ilir Meta ai që do të flasë për mediat apo në lidhje me çfarë, por Presidenca fton të gjitha mediat që ta transmetojnë live konferencën.
“Ne Institucionin e Presidences ne oren 17:00 Konference per Shtyp.
Ftohen mediat per transmetimin LIVE”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.
Kujtojmë që sot Komisioni i Venecias pasi është mbledhur ka thënë se Meta mund të “ketë tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, por shkarkimi mund të mos justifikohet”. /Gazeta Liberale