Aktualitet

Raporti i PE për Shqipërinë, Meta: S’ka negociata pa zgjedhje të lira

               Publikuar në : 18:04 - 04/03/21 liberale

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, presidenti Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e projekt-rezolutës për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Presidenti shkruan, se e ardhmja e Shqipërisë në BE kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve dhe nuk ka përparim nëse nuk dënohen autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184.

“Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve. Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme! Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184! Askush nuk do të amnistohet! Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar”, mbyllet postimi i Ilir Metës.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back