Aktualitet

Raporti i OSBE/ODIHR, PD i kthen përgjigje urgjente Cakajt

               Publikuar në : 12:24 - 06/09/19 V Liberale

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili tha se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit kritikonte më shumë opozitën.

Ai tha se nuk është përgjegjësi e opozitës pse KQZ ka shkelur ligjin.

“Për herë të parë në historinë e vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR nuk specifikohet që zgjedhjet ishin demokratike. Për herë të parë specifikohet se veprime dhe sjellje të qeverisë, institucioneve të tjera përfshi gjykatën dhe prokurorinë, kanë qenë tërësisht në kundërshtim me ligjin. Për këtë nuk mund të jetë përgjegjëse opozita. Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi pse KQZ ka shkelur ligjet e shtetit, pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë qenë nën presionin e qeverisë, pse punonjësit e administratës u shantazhuan dhe kërcënuan. Raporti skanon të gjithë shtetin privat që ka ndërtuar Edi Rama”, tha Bardhi ndër të tjera./Gazeta Liberale

(Visited 75 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *