Aktualitet

Raporti i FMN, reagon Basha: Konfirmon atë që ne i kemi kërkuar Ramës

               Publikuar në : 10:16 - 01/12/20 liberale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon për raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të publikuar ditën e djeshme, në të cilin nënvizohej se Shqipëria ofroi ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Basha thekson se “ky raport konfirmon të që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare”.

Reagimi i Bashës:

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.

Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët! Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back