Aktualitet

Raporti i DASH: Shqipëria, një vend i vështirë për të bërë biznes, problem korrupsioni i vazhdueshëm në qeveri dhe media

Shkruar nga Liberale
Raporti i DASH: Shqipëria, një vend i vështirë për

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar një raport mbi klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri, ku analizon ecurinë e të gjithë faktorëve që ndikojnë në thithjen e investimeve të jashtme.

"Si një vend në zhvillim, Shqipëria ofron potencial të madh të pashfrytëzuar për investime të huaja në shumë sektorë duke përfshirë energjinë, turizmin, kujdesin shëndetësor, bujqësinë, naftën dhe minierat, dhe teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK)", thuhet në hyrje të raportit.

Por pavarësisht potencialit, në raport thuhet se të bësh biznes në Shqipëri është e vështirë, sepse pavarësisht progresit, ka një korrupsion të vazdueshëm në sektorin gjyqësor dhe atë publik

"Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, një kuadër ligjor të shëndoshë dhe ka bërë progres në kufizimin e korrupsionit të vogël duke dixhitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Megjithatë, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm, duke përfshirë në sektorin publik, gjykatën", thuhet ,ë tej.

"Shqipëria ka një kuadër ligjor të shëndoshë për të luftuar korrupsionin dhe për të parandaluar konfliktin e interesit të zyrtarëve publikë dhe politikanëve, përfshirë anëtarët e familjeve të tyre. Megjithatë, korrupsioni vazhdon të minojë shtetin e së drejtës, të rrezikojë zhvillimin ekonomik dhe të pengojë Shqipërinë të arrijë potencialin e saj të plotë. Investitorët e huaj përmendin korrupsionin duke përfshirë gjyqësorin, qeverinë, prokurimet publike, median, mungesën e transparencës dhe konkurrencës, ekonominë e madhe informale dhe zbatimin e dobët të kontratave si disa nga problemet më të mëdha që pengojnë mjedisin e biznesit në Shqipëri", shpjegohet më tej në sektorin që paraqet gjendjen e korrupsionit në Shqipëri.

Problem shihet edhe mungesa e krahut të punët, për shkak të emigrimit të lartë.

"Papunësia ra nga kulmi i saj prej 11.9 përqind gjatë vitit 2021 në 10.8 përqind në dhjetor 2022, por mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar për shkak të rritjes së emigrimit në vitet e fundit është një shqetësim në rritje."/Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH