Aktualitet

Raporti i DASH për terrorizmin/ Çuçi: Vlerësim dhe inkurajim në luftën e përbashkët

Shkruar nga Liberale
Raporti i DASH për terrorizmin/ Çuçi: Vlerësim dhe

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka konsideruar vlerësim dhe inkurajim raportin e DASH për terrorizmin.

Çuçi shkruan se Ministria e Brendshme dhe Policia Shtetit mbeten të përkushtuar dhe angazhuar maksimalisht kundër terroristëve duke mbështetur forcimin e sigurisë kufitare.

“Raporti i DASH për terrorizmin, vlerësim & inkurajim në luftën e përbashkët. Ministria e Brendshme & Policia Shtetit mbeten të përkushtuar/angazhuar maksimalisht kundër terroristëve të njohur/dyshuar & akteve të tyre, përfshi financimin. Si MB do të vijoj të mbështes forcimin më tej të sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit/shkëmbimit të info mbi hyrjet në kufijtë e vendit, riatdhesimin e grave/të miturve nga Siria & shpalljen të padëshiruar & dëbimin e kujtdo që paraqet kërcënim. Faleminderit agjencive ?? për mbështetjen, besimin & bashkëpunimin në luftë kundër #terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, shkruan ai në Twitter.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH