Aktualitet

Raporti i DASH, PD reagon sërish: Kemi korrupsion alarmant

               Publikuar në : 15:41 - 11/09/20 liberale

Partia Demokratike reagon sërish për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri.

Ish-deputetja Jorida Tabaku shkruan në ‘Facebook’ se raporti i DASH nuk është i rastësishëm, pasi sipas saj, korrupsioni është një pikë nevralgjike që lidhet me mungesën e dëshirës për investime të huaja.

më tej, ish-deputetja thekson se “Jemi vendi më i korruptuar në rajon dhe investitorët e huaj ballafaqohen me raste korruptive dhe kërkesa për pagesa të tilla”.

Reagimi i Tabakut:

Jo rastësisht DASH evidenton situatën e rëndë të Shqipërisë në raport me investimet e huaja.

Korrupsioni është një pikë nevralgjike që lidhet me mungesën e dëshirës për investime të huaja kjo e shoqeruar me Mungesen e transparencës sidomos në prokurimet publike ka sjelle Kontrata të vështira për tu zbatuar.

Korrupsioni më qeveri dhe mbi të gjitha tendera është i gjithëpranishëm dhe bashkë me Rritjen e pakontrolluar të kontratave PPP ka shkatërruar tregun dhe ka bërë të pamundur konkurencën.

Investitorët e huaj ballafaqohen me raste korruptive dhe kërkesa për pagesa të tilla.

Jemi vendi më i korruptuar në rajon sipas Transparency International, kemi renditjen më të keqe për përthithjen e sipërmarrjeve inovative dhe gjithashtu përkeqesohemi nga viti në vit në Doing Business.

Zi e më zi e kanë çuar Shqipërinë; korrupsioni alarmant, koncesionet abuzive dhe PPP-të që kanë shkatërruar tregun e lirë.

Kjo nuk është e ardhmja e Shqipërisë as e ardhmja e shqiptarëve që humbasin vendet e punës. Shqipëria në punë është besimi, vizioni dhe beteja jonë!

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back