Aktualitet

Raporti i BERZH për rënien ekonomike, PD: Pandemia e nxorri Ramën...

Shkruar nga Liberale
Raporti i BERZH për rënien ekonomike, PD: Pandemia e nxorri

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka komentuar raportin e BERZH për rënien ekonomike që pritet të pësojë Shqipëria prej krizës duke theksuar.

BERZH thotë se Shqipëria do të pësojë rënien më të madhe ekonomike në Ballkan, – 9% .

Ndërkohë që Zhupa ironizon duke thënë se Shqipëria është e para vetëm për papunësi dhe për këtë rënie ekonomike.

"Ja si doli përsëri zbuluar kllouni në krye të qeverisë: Sipas BERZH-it vendi do ketë krizën me tëthellë ne rajon me -9% rënie.

Të fundit në rajon për paketën ekonomike, të fundit për mbështetjen ndaj qytetarëve dhe biznesit, por të parët për papunësinë dhe rënien ekonomike.

Për 7 vjet me radhë, RAMAVIRUSI e ka gërryer ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve. Pandemia ekonomike ka nxjerrë lakuriq RAMAVIRUSIN dhe gjithë korrupsionin, mashtrimet dhe dështimet e tij në kurriz të shqiptarëve", shkruan Zhupa. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/inazhupaPD/photos/a.1013319932072746/3804632356274809/?type=3

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH