Aktualitet

Raporti i BB: Korrupsioni në Shqipëri, shumë më keq se 6 vjet më parë

Shkruar nga Liberale
Raporti i BB: Korrupsioni në Shqipëri, shumë më keq se 6

Një herë në çdo 6 vjet, Banka Botërore bën vrojtimin e sipërmarrjeve, në të gjitha vendet e Europës Lindore dhe Azisë Qendrore, ku kompanitë pyeten për çështje kyç që lidhen me klimën e biznesit, si korrupsioni, taksat, krimi dhe ambienti rregullator. Një proces i tillë është realizuar edhe në Shqipëri, por rezultatet nuk janë aspak pozitive për klimën e biznesit.

Sipas Bankës Botërore për vitin 2019, mbi 36 për qind të bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi dy herë më e madhe se sa mesatarja botërore.

Sipas Bankës Botërore, krahasuar me vitin 2013, frekuenca e ryshfeteve është rritur me gati dy herë, nga 20.6 për qind që ishte atëherë në 36.1 për qind sot. Madje frekuenca aktuale e ryshfeteve, sipas Bankës Botërore është më e lartë edhe se sa në vitin 2005.

Banka Botërore thotë më tej në raport se të gjithë elementët janë përkeqësuar, përveç peshës së firmave që japin dhurata për të marrë kontrata publike, e cila është ulur nga 39.5 për qind që ishte në vitin 2013 në 15.3 për qind aktualisht./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH