Aktualitet

Raportet e Venecias për Kushtetuesen dhe Anti-shpifjen, reagon Balla

Shkruar nga Liberale
Raportet e Venecias për Kushtetuesen dhe Anti-shpifjen, reagon Balla

Një ditë pas publikimit të dy raporteve nga Komisioni i Venecias në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, apo dhe paketën Anti-Shpifje, kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka dalë në një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Balla tha se këto opinione demonstrojnë traditën e gjatë e të suksesshme te bashkëpunimit me Komisioni i Venecias për konsulentë e vyer ne forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetin ligjor.

Mes të tjerash ai theksoi se këto dy opinione i shërbjenë ecurisë së mëtejshme, të reformës në drejtësi.

“Komisioni i Venecias dje më datë 19.06.2020 miratoi dy opinione Nr 978/2020 dhe nr 980/2020 mbi emerimet e gjyqtarëve ne Gjykaten Kushtetuese dhe mbi draft-ligjin e mediave. Këto opinione i shërbejnë ecurisë së metejshme te reformes ne drejtesi si dhe nevojës imediate për të rregulluar një sektor të rëndësishëm të demoracisë në vend sic është ai i media. Këto opinione demonstrojnë traditen e gjate e të sukseshme te bashkepunimit tone me Komisioni i Venecias per konsulencen e vyer ne forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetin ligjor. Dua të falenderoj ekipin këtu në Kuvend që bashkëpunuan në një komunikim dosa mujor me Komisionin e Venecias. Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje, pa euforinë si tifoza të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë, dhe me qellimin e vetem qe t’i sherbeje zbatimit te shpejte te reformormave në vend, reforma të shumepritur nga shqiptaret. Nuk është detyre e Komisionit të Venecias të analizoj sjellejn e palëve në raport me zbatimin e ligjit por e autoriteteve kompetente shqiptare. Është detyra jone si ligjvënës qe opinionet te mos i lexojme me disa fjali te shkëputura, por ne teresine e tyre. Parlamenti si perfaqesues i sovranitetit te popullit ka pergjegjesi qe jo vetem te zbertheje cdo rekomandim te opinioneve por edhe te adresoje hapat e duhur per zbatimin e tyre. Si i tille ky proces nuk mund te jete nje proces ekzaltimi qe minimizohet vetem ne “kush ka te drejte” por vete publiku do të mund ti lexojë e të na gjykojë. Kush nuk e kupton kete dhe e sheh Venecian me “kush fiton”, nuk ka shqetesim as demokracine, as ligjin dhe as standardet. As kjo qasje as perkthimet e gabuara e te servirura ne media sipas interesit nuk i sherbejne reformes ne drejtesi. Venecia eshte nje trupe profesionistesh te spikatur qe ka mision te kontribuoje ne forcimin e demokracise permes ligjit duke ndihmuar me opinionet e tyre shtetet anetare te KiE e me gjere te vendosin standarded me te mira per ceshtjet qe lipset medim.”,- tha Balla.

Ai shtoi se: “Në rastin e zhbllokimit e funskionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, iu drejtuam K.Venecias per rekomandime dhe sqarimin e ceshtjeve qe lidhen me reformen ne drejtesi si në zbatueshmërinë e mekanizmave zhbllokues – parashikime ligjore qe konsiderojne emerimin e gjyqtarit kushtetues te kryer automatikisht ne rast mungese veprimi brenda nje afati qe cakton ligji, nga kuvendi apo presidenti.

Kemi kerkuar te sqarojme gjithashtu nese moszbatimi i ketyre mekanizmave zhbllokuese e cenon parimin se qytetaret duhet te gjykohen nga gjykata e krijuar me ligj.

Në këtë opinion Komisioni i Venecias konstaton se:

·Bllokimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe vonesat në emërimet e reja në këtë Gjykatë janë shkaktuar nga disa fakorë:

-Si pasojë e vetting disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese u shkarkuan nga detyra; disa të tjerë dhanë dorëheqjen apo u mbaroi mandati;

-Mosfunksionim i KED për vitin 2007 dhe 2008 për shkak se pjesa e më e madhe e anëtarëve të tyre ishin të pavetuar; Kushtetuat parashikon që anëtarët e KED të vetohen menjëherë;

-Vënde vakante të krijuara në të njëjtën kohë në Gjykatën Kushtetuese;

-Number i kufizuar i kandidatëve për Gjyqtarë kushtetuesë për shumë vende vakante;

-Barrierë në bashkëpunimin midis Kuvendit dhe Presidentit në kushtet e zhvillimit të procedurës së shkarkimit të Presidentit;

-Dispozita të paqarta në Kushtetutë;”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH