Aktualitet

Range Roveri-i përplaset me makinën e Policisë, plagoset efektivi dhe një qytetar në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Range Roveri-i përplaset me makinën e Policisë, plagoset

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Raportohet se një mjeti Policië është përplasur me një mjet tip “Range Rover” dhe si pasojë ka mbetur I plagosur një efektiv, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Po ashtu është plagosur dhe një tjetër qytetar, punonjës i një servisi makinash, cili gjithashtu ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ka mbërritur në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak:

Rreth orës 13:40, në rrugën transballkanike, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, automjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin e Policisë Kufitare Vlorë, me drejtues punonjësin e Policisë, shtetasin A. I.

Si pasojë janë dëmtuar punonjësi i Policisë dhe pasagjeri në automjetin që ai drejtonte, shtetasi V. M., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH