Aktualitet

Ramës i ndodh e papritura në takimin me të rinjtë

Shkruar nga Liberale
Ramës i ndodh e papritura në takimin me të rinjtë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me të rinj të qytetit të Burrelit ditën e sotme.

Teksa kryeministri po mbante fjalën e tij para publikut, duket se diçka i ka tërhequr vëmendjen, duke e bërë që të ndërpriste atë se çfarë po thoshte dhe t’i drejtohej një djali nga publiku.

I pari i qeverisë, i ka tërhequr vëmendjen një të riu i cili duket se po bisedonte me një nga të pranishmit e tij.

“Leje mos e ngacmo gocën ti ore. Ti ca ngacmon gocën. Lej gocat rahat, je shtri aty ti. Do një palë tespie ti ? Lëri gocat rehat. Ose dil përballë dhe thuaj ca ke për ti thënë. I flet nga mbrapa dhe i flet. Se nuk më ndoqe deri më tani.” tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH