Aktualitet

Rama: “Shqipëriaqëduam.al”, vetëm për të prekurit nga tërmeti

Shkruar nga Liberale
Rama: “Shqipëriaqëduam.al”, vetëm për të

Kryeministri Edi Rama në takimin e bashkëqeverisjes tha se ka vendosur ta vërë platformën “shqipëriaqëduam.al” në shërbim vetëm të qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe ata do jenë të vetmit që do marrin përgjigje.

“Ne kemi vendosur të ndalojmë platformën e bashkëqeverisjes, gjatë kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme. Që nga dita e sotme, në platformën “shqipëriaqëduam.al” shqiptarët mund të adresojnë të gjitha shqetësimet e tyre për tërmetin dhe menjëherë ekipi vihet në lëvizje për t’iu kthyer përgjigje.

Për sa kohë do zgjasë emergjenca, nuk do kemi mundësi t’iu përgjigjemi qytetarëve për problemet e tjera, përveç tërmetit. Unë do bëj çmos bashkë me ministrat që të mos bjerë ritmi. Kjo është një faqe e dedikuar për të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti dhe ata që duan të ndihmojnë të prekurit”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH