Aktualitet

Ramadani: Zgjidhja për Covidin s’është vaksina, ja ç’i thashë Trumpit

               Publikuar në : 09:58 - 03/12/20 liberale

Themelues i Health Revolution, Hetem Ramadani ka deklaruar se kura e tij me farë të zezë, vaji të linit dhe mjaltë është çudibërëse, pasi shëron Covidin.

I ftuar në ABC, ai ka treguar se i ka shkruar presidentit të SHBA, Donald Trump se vaksina nuk është zgjidhja, por nuk i kishte kthyer përgjigje.

“Unë e trajtova veten me ato që pata folur, me vitaminën C, acid dhe glutaminën. Kur e thashe më 23 prill idenë, thashe kjo është e imja dhe ju ndihmon.

I shkruajta Trumpit, para 3-4 muaj dhe i thash që zgjidhja është gluticerina, jo vaksina. Ai nuk mu përgjigj, po shkoj vet në spital dhe u kurua.

Unë kam thënë një fjali para tre vjetësh se unë nuk shëroj askënd. Trupi ka një fuqi esenciale duke hequr toksinat dhe këtë e kam parë te njerëz të gjallë”, tha Ramadani.

Ramadani shprehet se kjo zgjidhje që ai jep i ka ardhur në ndihmë shumë personave që janë shëruar nga sëmundje të ndryshme si kanceri në zorrën e trashë.

“Kjo tezë bazuar edhe në përvojat e mija funksionon. Unë kam rastet e mija që janë shëruar me kancer, kur trupi sulmon vetveten, qelizat.

Për shembull, nuk ka kancer në zorrën e trashë, edhe te covidi është njëlloj. Domethënë me anë të ushqimeve të shëndetshme është që në atë që ka krijuar natyra, është në një farë dhe ka inteligjencë mjaftueshëm për të na mbrojtur ne. Domethënë një farë ka magneziumin që ne na ndihmon”, shtoi Ramadani.

Ramadani ka theksuar se pacientëve me Covid nuk u këshillohet të rrinë pa ngrënë pasi trupi krijon qeliza të ndryshme.

“Kam mbetur shtatë ditë pa ngrënë, vetëm me ujë. Nëse nuk hanë aktivizohet qeliza opoptozish dhe aktivizohen qelizat kancerogjene nëse hanë. Problem është se varet nga ushqimi që hamë, kam ndejtur 7 ditë pa ngrënë në Dubai në 50 gradë celsius dhe luaja tenis. Pacientët e mi ka ndejtur 33 ditë pa ushqim, pasi pas 33 ditësh trupi nuk ka uri, krijon trupi molekula që nuk na nevojë.

Ndërsa nga covid nuk këshillohet të rriuni pa ngrënë tre ditë se trupi krijon qeliza të ndryshme. Këshillohet vitamina, fara që përmban kalium, antioksidant. Për ndryshe në spital nuk po i ushqejnë mirë i japin bukë dhe nuk po e ecin mirë me shëndetin, pasi infalmacioni rritet”, tha Ramadani.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back