Aktualitet

Rama zbulon kërkesën që i bëri Albin Kurti

Shkruar nga Liberale
Rama zbulon kërkesën që i bëri Albin Kurti

Kryeministri Rama zbuloi sot një mesazh që i kishte dërguar homologu i tij kosovar, Albin Kurti, ku i kërkonte që me vaksinat që Shqipëria i ofroi Kosovës të vaksionohen mësuesit.

“Ne jemi shumë krenar që po ndihmojmë edhe Kosovën. Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke më falenderuar dhe duke më thënë që meqë se ata morën disa mijëra vaksina dhe do vaksinojnë mjekët, do dëshironte që ne të ndihmonin për mësuesit. Po i thashë, patjetër”, u shpreh z. Rama.

Ditën e djeshme, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, tha se i kishte kërkuar homologes shqiptare, Ogerta Manastirliu, që të vaksinohej një tjetër kategori.

“Në momentin që kemi pranuar 24 mijë dozat e para të AstraZenecas, e kam njoftuar homologen Ogerta Manastirliu se stafi mjekësor do të vaksinohet me këto vaksina në Kosovë, kjo për shkak të nevojës emergjente për vaksinimin e tyre.

Si rrjedhojë, kam kontaktuar Ministren Manastirliu për mundësinë që 11 mijë dozat e ofruara nga Shqipëria të shfrytëzohen për vaksinimin e ndonjë kategorie tjetër. Jemi duke u koordinuar bashkë dhe në momentin e parë kur kemi diçka konkrete do të njoftohet publiku“, tha Vitia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH