Aktualitet

Rama zbardh takimin me kryeministrin grek në shtëpinë e tij

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama është shprehur falënderues ndaj homologut grek Kyriakos Mitsotakis, pas takimit të zhvilluar sot në shtëpinë e tij në Athinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se mes tij dhe Mitsotakis-it është diskutuar për situatën nga koronavirusi, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vullnetin e plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë raport.

“Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”, shkruan Rama.

Vizita e Ramës Greqi vjen në një kohë kur Parlamenti helen pritet të miratojë dekretin e presidentit për zgjerimin me 12 milje në Jon ndërsa çështja e marrëveshjes për kufirin detar është vendosur që të zgjidhet në Gjykatën e Hagës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH