Aktualitet

Rama viziton efektivin e plagosur, i premton kurim jashtë vendit

Shkruar nga Liberale
Rama viziton efektivin e plagosur, i premton kurim jashtë vendit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Spitalin e Traumës ku ka parë nga afër një efektiv policie i plagosur në pjesën e syrit gjatë protestës. Rama i ka premtuar kurim në Turqi efektivit.

Fadil Allaraj mbeti i plagosur dy net më parë gjatë protestës së të rinjve kundër vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha.

"Më e keqja kaloi tani. Takova dhe prindërit poshtë. Ne jemi vëmë në kontakt me autoritetet në Turqi, për të çuar në spitalin e specializuar të ushtarakëve.

E dimë se ndërhyrja e dytë mund të bëhet këtu. Por për merak maksimal. Edhe për merakun e prindërve, dhe psikologjinë e Fadilit, duhet ta çojmë atje. Ndaj do të çojmë atë. Këto janë kostot e pamerituar të paparashikueshme, në kushte kur papritur e pa kujtuar i bën tjetrit atë që s’do të donte t’ja bëje në kushte normale. Kjo është e vërteta", tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH