Aktualitet

Rama vizitë në zonën e “nxehtë” të luftës në Ukrainë

               Publikuar në : 21:05 - 21/01/20 liberale

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në cilësinë e kryetarit të OSBE-së ka vazhduar vizitat e tij në shtetin e Ukrainës.

Ditën e sotme Rama ndodhej në pikën e Kontrollit “Stanica Luganska”, aty ku ndahet zona e konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë. Gjatë kësaj vizite, dy ushtarakë ukrainas i kanë shpjeguar si funksionon kontrolli në këtë pikë kufitare.

Ndërkohë, Rama ishte i shoqëruar nga një personel i gjerë ushtarakësh e civilësh, pasi zona në të cilën ndodhej ka rrezikshmëri të lartë për shkak të konfliktit.

Po ashtu, në video shihet që shoqëruesit e Ramës janë të pajisur me jelek anti-plumb, në mënyrë të shmangin çdo rrezikshmëri.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back