Aktualitet

Rama: Vetëm në Gjirokastër mund të blihen dy bileta për një aktivitet

Shkruar nga Liberale
Rama: Vetëm në Gjirokastër mund të blihen dy bileta për

Kryeministri Edi Rama është shprehur i habitur nga pyetja e një të reje gjirokastrite, e cila nxori një pah një problematikë nga Kalaja e Gjirokastrës, çështjen e biletave.

Sipas vajzës, për të hyrë në këtë kala, vizitorët pajisen me dy bileta, për të hyrë dhe për të dalë nga monumenti i kulturës. Rama tha se nuk ishte në dijeni të këtij fakti, ndërsa e quajti pa sens si procedurë. Madje ai mes humorit dhe ironisë sugjeroi që drejtorët e muzeve të kësaj kalaje të jenë nga Përmeti.

“Ajo që unë të falënderoj është se na bërë të qeshim me gjithë zemër këtu. Nuk di të them, se kisha dëgjuar këtë, por ka një zgjidhje, dhe duhet të ketë vetëm një biletë sipas meje, Se di se kujt i ngelet hatri këtu. Vetëm në Gjirokastër mund të ndodh që të blini dy bileta për të hyrë në një aktivitet. Edhe këtë i bëni njerëzve?! Do i vëmë nga Përmetit, drejtorët e muzeve, se kush ia merr biletën tjetrit.”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH