Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar ditëlindjen profesorit të njohur Rexhep Qoses.
“Përulësisht i uroj edhe 100 një heroi të mendimit shqiptar, Profesor Rexhep Qoses”, shkruan Rama përbri videos së publikuar në Facebook, ku sjell një reportazh mbi jetën e profesorit të njohur.
Profesor Rexhep Qosja, feston sot 85 vjetorin e lindjes, ndërsa ndër vite, vlerësohet dhe nderohet për kontributin që i ka dhënë letërsisë shqipe.