Aktualitet

Rama uron besimtarët mysliman: Tempujt do rihapen pa asnjë njollë

Shkruar nga Liberale
Rama uron besimtarët mysliman: Tempujt do rihapen pa asnjë njollë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një lidhjeje live në Facebook ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit, duke u uruar agjërim të lehtë dhe të pranuar në këtë periudhë të vështirë për të gjithë botën, që ka kyçur edhe objektet e kultit. Ai ka falenderuar klerët shqiptarë që vendosën që të mbyllin kishat dhe xhamitë në këto kohë pandemie.

Tempujt do rihapen nesër pa asnjë njollë gabimi njerëzor në punët e liga të armikut, ditët e mira paskëtaj do vijnë. Sot jeni shembull rrezatues e motivues për gjithë shoqërinë. U mëson edhe atyre që nuk besojnë se duke respektuar pa dëngla e qurravitje sic bëtë edhe ju se shëndeti i njerëzve është mbi të gjitha. Ne do ja dalim deri në fund, e Shqipëria që sot varet nga veprimet e secilit prej nesh nuk do turpërohet nga vdekjet që mund të shmangen.Ne do rrimë deri në fund në llogoret tona. Ata që humbasin durimin e shfryrjnë kundër rregullave sot ta mësojë nga shembuli i klerikëve shqiptarë se mjekësinë s’duhet ta dyshojmë e diskutojmë. Sot agjërimi do lehtësonte edhe gjuhëcartjen e atyre që ankohen në Facebook se populli po vdes për bukë”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH