Aktualitet

Rama: Turqia mike e jona, SHBA-BE aleate strategjike

Shkruar nga Liberale
Rama: Turqia mike e jona, SHBA-BE aleate strategjike

Pas mbërritjes në Kryeministri, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë në një konferencë e përbashkët për shtyp.

Për të gjithë ata që afrimin me Turqinë e shohin si një pozicionim që cenon marrëdhënien me SHBA-BE, Rama tha se nuk ka pse bëhet një ndarje, pasi cdo vendimmarje është për Shqipërinë.

“Turqia është një valvul e patjetërsueshme sigurie për BE dhe unë e kam thënë në NATO, Bruksel, sepse kjo është e vërteta dhe shqiptarëve ju them se sa herë bëhen këto takime dhe ndahen me Turqinë apo BE, jo ne jemi me Shqipërinë. Jemi miq të ngushte më Turqinë dhe aleat strategjik me SHBA e BE, dhe nuk jemi për të bërë zgjedhje këtej ose andej. Në fund të ditës, çdo vendimmarrje e jotja është për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk është për Turqinë apo për të tjerët”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH