Aktualitet

Rama tregon si e përjetoi humbjen e babait: Hoqa vëthin dhe mjekrën

Shkruar nga Liberale
Rama tregon si e përjetoi humbjen e babait: Hoqa vëthin dhe

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot familjen e Fatmir Gjanës në Durrës, që përjetuan tmerrin e tërmetit të 26 nëntorit dhe ku humbi jetën zonja e shtëpisë, Xhuljeta Gjanës, 60 vjeçe.

Gjatë bisedës, Rama ka rrëfyer dhe një episod nga vdekja e babit të tij, Kristaq Ramës dhe se si e përjetoi atë.

Rama i drejtohet djalit të Fatmirit: "Më hoqe mallin e vëthit tim. Kam pas vëth edhe unë, e hoqa kur më vdiq babai, isha në Paris, dhe kishim shumë marrëdhënie të afërt, por unë do nisesha të nesërmen se nuk kishte avion, dhe kam ndenjur nga stresi nuk e di se sa orë, kam hequr mjekrën pa shkumë fare, hoqa vëthin dhe u bëra si njeri normal, se më parë quhesha jo normal, dhe erdha për varrimin. Pastaj, ditën e varrimit u bëra ministër, ishte koiçidencë". /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH