Aktualitet

Rama tregon rastin e mikut të tij: Ishte i ri, humbi jetën nga virusi

Shkruar nga Liberale
Rama tregon rastin e mikut të tij: Ishte i ri, humbi jetën nga virusi

Kryeministri Edi Rama foli gjatë një takimi me nxënës e mësues në Durrës për sfidat e vështira të pandemisë së koronavirusit në këtë vit të ri shkollor.

Mes të tjerash, duke iu bërë thirrje të rinjve të tregojnë kujdes, pasi edhe ata rrezikojnë nga virusi, kryeministri Rama ka treguar rastin e vëllait të shokut të tij, që sipas tij, kishte humbur jetën nga Covid-19.

“Jo më larg se dje unë dëgjova për një person që e kam njohur personalisht, vëllai i një shokut tim që humbi jetën e nuk ishte në një moshë shumë të madhe, ishte i ri. Askush nuk e përcakton dot deri në fund se si dhe pse virusi bën gjëmën tek dikush dhe shfaqet në mënyrë komplet të padukshme te dikush tjetër.

Problemi është që shumë nga ne mund ta marrin e se marrin vesh që e kanë, s’ndiejmë asgjë, vazhdojmë jetën normalisht, e prandaj duhet të sillemi sikur e kemi virusin se ia kalojmë familjarëve, miqve e shokëve", tha kryeministri Edi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH