Aktualitet

Rama tregon “fiksimin” për Mimi Kodhelin

               Publikuar në : 13:33 - 16/04/21 liberale

Kryeministri Edi Rama rrëfeu sot se në rininë e hershme kishte “fiksim” ish-ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Gjatë bashkëbisedimit me gratë dhe vajzat e Tiranës, kreu i qeverisë tregoi episode të adoleshencës dhe njohjen me kandidaten socialiste për deputete.

Edi Rama e përshkruan Mimi Kodhelin si një vajzë kinge me flokë të gjata, ndërsa tregon se si dilte poshtë pallatit duke bërë kosha në një fushë basketbolli vetëm për t’i rënë në sy.

“Mimi është këtu sot pas një rruge shumë të gjatë. Qysh nga koha kur unë….Se me Mimin kishim një lidhje të largët, në kohë të largët, për shkak të prindërve.  Unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin për vizitë të shtëpia jonë, bashkë me Mimin. Mimi ishte një super kinge me flokë të gjata, nga ato lloj kingesh që kur futet në jetën e një pubertari krijojnë fantazira. Gjëja që bëja unë ishte…Ne kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit, Mimi dilte, unë dilja edhe gjuaja poshtë, tregoja sa i zoti isha për të bërë kosh. Por deri këtu, asgjë më shumë se kaq. Për shumë vite nuk u takuam më. Mimi jetonte në sektorin bankar dhe erdhi të punonte me mua në Bashkinë e Tiranës. Mimi është një vajzë, grua, është këtu për një arsye”, tha Rama.

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back