Aktualitet

Rama tregon arsyen e bashkëpunimit me Vuçiç: Plagët nuk shërohen me..

Shkruar nga Liberale
Rama tregon arsyen e bashkëpunimit me Vuçiç: Plagët nuk

Kryeminisri Rama ka hapur i pari konferencën me liderët e Balkanit, pas takimit të tyre për mini-shengenin Ballkanik.

Rama ka thënë se ky bashkëpunim  do të vazhdojë për të mirën e vendeve të rajonit, duke theksuar se plagët e së nuk shërohen me acid, por me ilaçe.

“Ne jemi këtu për të ndërtuar urën midis së shkuarës që na ndan dhe një të ardhmeje që na bashkon. Bindja ime e thellë është se i gjithë ky proces është në koherencë të plotë me ambiciet e shprehura nga vendet, për tu bërë pjesë e familjes Evropiane duke bashkuar forcat për ta përshpejtuar procesin e integrimit në BE, dhe për të krijuar në hapësirën tonë, standardet që i përgjigjen 4 lirive të BE, liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Plagët e të shkuarës nuk kurohen me helm dhe acid, por me ilaçe, dhe ilaçet nuk jemi të ftuar t'i shpikim, mjafton të shohim si kanë funksionuar në realitete të ngjashme, dhe se si dialogu, dakordësia për të mos rënë dakord me gjithçka, por për të punuar së bashku mbi atë që biem dakord, i kanë krijuar gjeneratave të tjera kushte shumë të mira se të shkuarat.

Nisma nuk ndalet dhe do të vazhdojë me bindjen se i kemi të gjitha forcat për të zbatuar marrëveshje që janë bërë më parë. Në asnjë rast historia nuk tregon se vetëizolimi, vetëpërjashtimi, mbyllja dhe refuzimi të kenë sjellë ndonjë të mirë, apo të kenë mbjellë ndonjë pemë me fruta të dobishme për gjeneratat e tjera", tha Rama./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH