Aktualitet

Rama thumbon opozitën: Ca politikanëve iu ka rënë për hise të...

Shkruar nga Liberale
Rama thumbon opozitën: Ca politikanëve iu ka rënë për

Një lajm të jashëzakonshëm nga tregu i kapitaleve për vendin tonë, e ka quajtur kreu i qeverisë, Edi Rama, përgjigjen e djeshme për Eurobondin, duke deklaruar se pas kësaj arritje domethënëse, qeveria e tij është gati të vërë në lëvizje Planin Kombëtar “SHQIPËRIA 2030”, për Rimëkëmbjen dhe Zhvillimin e Ri Ekonomik e Social të Shqipërisë.

Po ashtu, kryeministri ka thumbuar opozitën jashtëparlamentare në lidhje me akuzat e saj për Eurobondin.

Sipas Ramës, disa politikanëve, duke shigjetuar sërish përfaqësues të opozitës, iu ka rënë për hise që të mbulojnë ekonominë.

“Sot është dita për të buzëqeshur sot. Dhe me kolegët tanë opozitarë që janë të mirëkuptuar, pasi janë jashtë institucioneve dhe rrugëve të procedura dhe proceseve. Memoria ka një vlerë por nuk të mban gjallë kur je jashtë kontaktit me realitetin. Shqipëria është i pari vend i tregjeve emergjente që arrin të dalë me një prim zero nga një emision i ri vendesh. Është një sukses i jashtëzakonshëm duke marrë në konsideratë tregun e vendeve sot, sa i takon cilësisë së librit. Libri përfaqësonte në momentin e fundit 3.1 mld. Pra 8.4 herë se sa nevoja e vendit. Dolëm me një objektiv dhe na u ofrua 4.8 herë më shumë. Po si mund t’i ofrohet një kredimarrësi me rrisk?! Mund t’i ofrohen, pasi kredimarrësi është i besueshëm ne librin e llogarive të parë dhe jo nga libri i analistëve politike që merren me ekonominë, apo dhe politikanëve që iu ka rënë për hise që të mbulojnë ekonominë. Nuk besoj se këto janë krahasimet më të mira për t’u bërë, por meqë ka hyrë në modë krahasimi, kjo ka thjesht këtë vlerë. Në rast se Shqipëria nuk do të kishte këtë tregues makro-ekonomik, do ta kishim goditur në vlerësimin e tregjeve.”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH