Aktualitet

Rama, thirrje naftëtarëve: Ndërprisni grevën që të nisin bisedimet

Shkruar nga Liberale
Rama, thirrje naftëtarëve: Ndërprisni grevën që të

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të nisë asnjë bashkëbisedim me naftëtarët e Ballshit, pa u ndalur më parë greva e urisë e nisur prej tre. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se 'kusuret e një kompanie private nuk mund t’i faturosh qeverisë'.

“Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh, sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim! Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht“, shkruan Rama.

Aktualisht në Ballsh, janë në grevë urie gratë e naftëtarëve, pas 18 ditësh grevë nga ana e punëtorëve të rafinerisë, të cilët kanë vite pa marrë pagat.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH