Aktualitet

Rama takohet me Zelenskyn

Shkruar nga Liberale
Rama takohet me Zelenskyn
Gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian në Moldavi, kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti ukrainas përmes një postimi në Twitter, ku thekson se i falenderoi kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. “Në Moldavi, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, u takova me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Falënderova liderët për mbështetjen e vazhdueshme gjithëpërfshirëse të Ukrainës dhe ndihmën praktike në luftën kundër agresionit rus, veçanërisht për pranimin e vendeve të Ballkanit në të gjitha paketat e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, shkruan Zelensky në Twitter.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH