Aktualitet

Rama takohet me Mitsotakis: Gati për marrëveshjen detare!

Shkruar nga Liberale
Rama takohet me Mitsotakis: Gati për marrëveshjen detare!

Të pranishëm në Samitin e NATO-s, kryeministri Edi Rama dhe homologu grek, Kyriakos Mitsotakis diskutuan mes tyre për paktin detar të mbetur pezull mes dy vendeve.

Rama dhe Mitsotakis ranë dakord që të vazhdojnë arritjen e marrëveshjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

“Të dy Kryeministrat ranë dakord që, pas zgjedhjeve në Shqipëri, të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshje të përbashkët për referimin e caktimit të kufijve të Zonave të tyre Detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, njoftoi zyra e Kryeministrisë greke.

Pjesë e bisedës ishte ishin edhe të drejtat e pakicës greke në Shqipëri, ku edhe një herë tjetër, kreu i qeverisë greke përsëriti se respektimi i të drejtave është parakusht për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH