Politikë

Rama takim me Rishi Sunak të premten në Britani, dy çështjet "e nxehta" që do të diskutojnë dy liderët

Shkruar nga Liberale
Rama takim me Rishi Sunak të premten në Britani, dy

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të premten drejt Britanisë së Madhe për një vizitë zytare. Bëhet me dije se gjatë kësaj vizite, Rama do të takohet me homologun britanik, Rishi Sunak.

Në fokus të vizitës pritet të jetë çështja e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, si dhe marrëveshja e dakordësuar për të burgosurit që të kalojnë dënimin në Shqipëri.

Theksojmë se pak ditë më parë gjatë qëndrimit në Granada, Spanjë, ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, kryeministri zhvilloi një takim të përbashkët me liderët kryesorë të Europës, mes tyre edhe kryeministri britanik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH