Aktualitet

Rama takim me Albin Kurtin: Me qeverinë e re do mbyllim boshllëqet

Shkruar nga Liberale
Rama takim me Albin Kurtin: Me qeverinë e re do mbyllim boshllëqet

Kryeministri, Edi Rama, konfirmoi se shumë shpejt do të takohet me Albin Kurtin, takim ky i kërkuar prej këtij të fundit.

Duke folur në një konferencë për mediat, Rama tha se me qeverinë e re të Kosovës shpreson se do të mbyllë boshllëqet e krijuara nga qeveria e vjetër.

Rama: Do takohemi në ditët në vijim, ka kërkuar të më takojë. E pres me shumë kënaqësi. E kam ndjekur në prononcimet e tij. Bie dakord me të që ka nevojë për një shtysë të re në marrëdhënien mes dy qeverive dhe marrëveshjeve të bëra. Shpresoj se me qeverinë e re do mbushim boshllëqet e krijuara nga qeveria e vjetër. Kam dhe disa propozime të reja për të që do ja bëj atij. Është momenti që të caktojmë një Ministër Shteti nga të dyja anët.Me shumë kënaqësi do diskutoj idetë e reja të Albinit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH