Aktualitet

Rama "sulmon" Presidentin: Kërkon luftë, po shtypim ëndrrën e tij

Shkruar nga Liberale
Rama "sulmon" Presidentin: Kërkon luftë, po shtypim

Kryeministri Edi Rama sulmoi ashpër opozitën dhe presidentin Ilir Meta, teksa foli nga Vlora për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

“Natyrisht është e kuptueshme, i vë notën 10 kësaj opozite, sepse për vete shkon edhe më larg, ëndërron luftë, jo me Covidin, por me qeverinë, jo me armikun e padukshëm, por me shumicën që e ka kthyer në shënjestër, ëndërron të bëhet Vojo Kushi, mbi tankun imagjinar të një regjimi që në fakt është shtypës për Ilir Metën, sepse shtyp ëndrrën e tij për të vazhduar të sjellë vërdallë gjithë politikën shqiptare dhe Shqipërinë duke u hequr si i treti i vërteti gjithmonë, për t’iu ngjitur njërit nga dy të mëdhenjtë, për t’i lënë komplet përgjegjësinë dhe për të vazhduar të vjelë lopët, apo institucionet e kthyera në lopë, për qumështin e ndërmarrjes së Monikës”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH