Aktualitet

Rama 'sulmon' Metën: Krim mendor, futja jote skutave nëpër lokale

Shkruar nga Liberale
Rama 'sulmon' Metën: Krim mendor, futja jote skutave

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për dorëheqjen e presidentit të Kirgistanit, Soronbay Zeenbekov. Përmes një shënimi në Facebook, Presidenti Meta shprehet se autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale duhet të vihen para përgjegjësisë.

"Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë. Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve. Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!", shkruan Meta.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili përmes një postimi në Twitter, sulmon Metën, duke u shprehur se krim zgjedhor është edhe "përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë".

"Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!", shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH