Aktualitet

Rama sulmon Bashën: Larg qoftë që flama e COVID ta kishte gjetur...

Shkruar nga Liberale
Rama sulmon Bashën: Larg qoftë që flama e COVID ta kishte

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar rivalin e tij, kryedemokratin Lulzim Basha pas propozimit për qeverinë të një platforme me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë. Nuk kanë munguar etiketimet e Ramës, teksa tha se shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma alternativa është shprehje e mungesës së seriozitetit.

“Për atë që e quani kandidati për kryeministër është shalqi me provë, domethenë i pangrënshëm. Nuk është i ardhur nga hëna por ka qenë në provë disa herë. Shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma alternativa është shprehje e mungesës së seriozitetit. Mungesë serioziteti e provuar në kohën kur këtë vend e qeveriste tjetër kush. Larg qoftë që flama e COVID-it ta kishte gjetur këtë vend me këtë kandidatin dhe klubin e opozitës së bashkuar në pushtet dhe të gjente këtë vend me spitalet dhe shërbimet shëndetësore që gjetëm në kur na besuan shqiptarët, kapacitetet profesionale. Mjafton ta kujtoni atë kohë për të kuptuar që kjo nuk është një betejë mes nesh dhe aq më pak mes meje dhe shalqiut me provë që është në krye të opozitës. Një betejë e jona me vetveten dhe kohën. Koha nuk pret sepse shqiptarët kanë pritur shumë. Kjo nuk është mes nesh dhe atyre, është mes nesh dhe kohës”, deklaroi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH