Aktualitet

Rama: S'presim më, brenda vitit miratojmë Reformën Zgjedhore

Shkruar nga Liberale
Rama: S'presim më, brenda vitit miratojmë Reformën Zgjedhore

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me Kryesisë së PS.

Pas mbledhjes, Rama iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për mos hapjen e negociatave me BE. Ai ka thënë se do të vazhdojnë të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe se asgjë nuk ka ndryshuar.

Kryeministri ka thënë gjithashtu se brenda viti do të miratohet edhe Reforma Zgjedhore.

Reformën do ta bëjmë me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në këtë proces. Ka një opozitë që është e përfshirë në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ne nuk do të presim, brenda këtij viti do ta miratojmë Reformën zgjedhore, sipas rekomandimeve të BE”, ka thënë Rama./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH